Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi i mediave italiane: 1470 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri

2017/02/28 at 7:49 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Investigimi i mediave italiane: 1470 kontenierë me lëndë kimike u zhdukën në Shqipëri

Mediat italiane kanë bërë publike ditën e sotme një skandal ku sipas tyre Shqipëria është në qendër të tij. Sipas asaj që shkruan “Pianeta Italia News” ka të bëjë me importin e mbetjeve në Shqipëri.


Sipas investigimit, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tu ricikluar Maqedoni, në Shkup. Mësohet se në Shkup kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë

Ndërsa 1470 kontenierë me plehra të nisur nga brigjet italiane dyshohet se kanë mbetur të groposur në ish tunelet e komunizmit në Shqipëri. Ky është version që ngre “Pianeta Italia” e cila ka zhvilluar një investigim për këto ngarkesa, për të cilat dihet se kanë hyrë në territorin shqiptar për të shkuar tranzit drejt Maqedonisë, por për to nuk ka më gjurmë të kenë kaluar në doganën e Qafë Thanës.

Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjehere kufirin shqiptar për në Maqedoni.

Artikulli i ‘Pianeta Italia’:

“Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”!

37289_f__DSC0225

Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë Prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë…

“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik.

otpad

“Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës”, pyeti një gazetar.

Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin.

Italia dhe Shqipëria po hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit.

destinazioni_BigDURAZZO

Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.

Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë.

waste2Kontenierët janë zhdukur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontenierë nga e gjithë bota dhe tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Në kufirin doganor që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk i panë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1130. Pra, ku janë? Cili i ka marrë përsipër? Janë zhdukur në det apo janë varrosur nën tokë pjesa tjeter?

37288_f__DSC0170Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim. Shumë spekulojnë se ishin fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë të mëdhenj në ish-vendin komunist, ku Guarda di Finanza dhe zyrtarët e ambasadës italiane në Shqipëri e Maqedoni javët e fundit janë në kërkim të një “thesari”. Gjurmët e përgjegjësive të çojnë në korridoret e pushtet në Tiranë dhe vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e politikës në ‘Tokën e Shqiponjave’.

Qeveria shqiptare vitin e kaluar u përpoq vazhdimisht që të miratonte me shpejtësi një ligj që lejonte importin e mbetjeve nga vendet europiane, kryesisht nga Italian. E mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, projektligji provokoi shumë kundërshtime edhe në mesin e disa ministrive, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit të Lefter Kokës, përfaqësuesin në pushtet të LSI-së.

APC-AM20130410_092805_50951DFB

Në vitin 2016 Guarda di Finanza nisi një hetim për vendndodhjen e disa kontenierëve. Hetimi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbetjet të jenë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tone, Shqipëria është përfshirë në biznesin e mbetjeve. Mafia kontrollon trafikun. Qeveria maqedonase ka mohuar hyrjen e kontenierëve që vijnë nga Italia./opinion.al

 

Etiketa: investigimikontenierëmaqedoniPianeta Italia Newsshqiperiskandali


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Para
Zyrtarja maqedonase: 1300 kontenierët me lëndë kimike janë groposur në Shqipëri

Zyrtarja maqedonase: 1300 kontenierët me lëndë kimike janë groposur në Shqipëri

FOTO/ Kështu Encën nuk e keni parë

Sa më shumë e përdor, aq më shumë dështon në fotoshop

Zgjedhje të lira, Basha: Kauza jonë ka mbështetjen e Brukselit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: 'Disa deputetë të opozitës ëndërrojnë dështimin e Lulzim Bashës në protestë'
















TE FUNDIT

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se qeveria ka shitur tokë publike në favor të kompanisë së...

Lexo më shumë

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
5 Korrik, 2026

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së të enjtes së shkuar para Kuvendit kanë dalë sot, në orën 09:30, para...

Lexo më shumë

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}