Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inva Mula probleme me shëndetin? Ja cila është gjendja e sopranos

2019/01/06 at 11:30 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Inva Mula probleme me shëndetin? Ja cila është gjendja e sopranos

 


Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, nisi të qarkullonte nën zë lajmi se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ishte “Blitz.al”, që dha lajmin se sopranoja e njohur ndodhej prej tre ditësh në spital, ditë që përkuan me netët e organizimit të Festivalit. Sipas të njëjtit burim u tha se artistja 55- vjeçare, kishte pësuar ishemi cerebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

Megjithatë, pas këtij problemi shëndetësor, Inva tashmë nuk është në rrezik për jetën, madje u tha se arriti t’i ndiqte nga spitali zhvillimet e festivalit.

Nuk iu deshën as 10 ditë për t’u rikthyer në shtëpi, duke qenë se në datën 31 dhjetor ajo postoi një nga fotot e fundit artistike të shoqëruar me urimin: “Të dashur miq, ju uroj një vit të mbushur me shëndet, paqe, dashuri! Happy New Year!”. Dhe jo pa qëllim ajo ka vendosur shëndetin të parin në listën e urimeve për Vitin e Ri 2019, duke i dhënë kështu lamtumirën 2018-s, bashkë me problemin shëndetësor që kaloi.

Kujtojmë që ky ka qenë një vit intensiv për jetën dhe karrierën e Invës, pas kthimit të saj në Shqipëri. Emërimi i saj si drejtoreshë artistike e Festivalit synoi të sillte risi dhe në organizimin e tij. Këtë herë, këngët e artistëve u prezantuan për herë të parë në të tri netët në Pallatin e Kongreseve.

Inva Mula mbetet një ndër divat e muzikës shqiptare, që ka dhënë kontribut të pakrahasueshëm ndër vite, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve u ngjit për herë të parë në skenë me performancën e tij, Anthony Çako, djali i saj nga martesa me kantautorin Pirro Çako.

 

Ishte pikërisht Pirro ai që e shoqëroi të birin në Festival, ndërkohë që u vu re mungesa e Invës. Djali i artistëve, që jeton në Paris, erdhi me një performancë-homazh për gjyshin e tij Gaqo Çako, që u nda këtë vit nga jeta. Artistja 55-vjeçare jeton në Tiranë me partnerin Hetem Ramadani dhe vajzën e tyre Nina, ndërsa djali Anthony vazhdon të jetojë në Paris, ku ka nisur karrierën në fushën e muzikës elektronike.

JETA E RE NË TIRANË E INVA MULËS ME HETEM RAMADANIN PAS KRIZËS BASHKËSHORTORE

Viti jubilar i Gjergj Kastriot Skënderbeut mblodhi në Romë emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, si dhe figura të tjera të njohura. Mes tyre ra në sy prania e sopranos Inva Mula, e cila ishte ftuar të këndonte në atë skenë.

Por ajo nuk kishte shkuar e vetme në këtë event. Nuk vonoi shumë dhe postoi foton në krah të bashkëshortit, Hetem Ramadani. Kjo është një nga daljet e tyre të para në publik, që para një viti kur u përfolën për një krizë bashkëshortore.

 

Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksionit “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike (duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva është angazhuar në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë.

Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron pacientët pa nevojën e ilaçeve.

Hetem Ramadani, një nga shqiptarët më të pasur në botë, njihet si themeluesi i kompanisë tregtare të naftës “Salbatring Internation al”, pasi emigroi në vitet ’90 në Slloveni.

Nisja nga e para me angazhime të reja në biznes e çiftit që janë bashkë prej vitesh, erdhi para një viti kur dhe vendosja në Tiranë e Invës u shoqërua me thashethemet për krizë bashkëshortore.

Një vit më parë, para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me bashkëshortin Hetem Ramadani dhe një divorci të mundshëm. Ndërkohë që së fundi ata shihen gjithmonë e më shumë në publik krah njëri-tjetrit. / Panorama plus

 

 

 

Etiketa: hetem ramadaniinva mulashendeti


Ju sugjerojmë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Para

Video/Mesi dhe Suarez thyejnë mallkimin e Barcelonës

Putin dhe Erdogan takim për vendimin e SHBA

Putin dhe Erdogan takim për vendimin e SHBA

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 7 Janar 2019
















TE FUNDIT

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Mësohet se pista që...

Lexo më shumë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}