Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervistë/ Kur e djathta ishte e drejtë dhe e majta e gabuar

2016/09/15 at 5:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervistë/ Kur e djathta ishte e drejtë dhe e majta e gabuar

Bisedoi: Reldar Dedaj 


Teksa rritej në qytetin e Kavajës, Katerina përballej shpesh me kritika. Nëse merrte stilolapsin për të shkruar me të majtën, dikush do t’ia lëvizte në të djathtën. Në shkollë shkruante po ashtu me dorën e majtë dhe mësuesja e fillores, e shqetësuar, do ta nxiste që të shkruante me dorën ‘normale’.

Katerina Kostrista, gazetare në RTSH, është një nga 900 milion njerëzit në botë që janë mëngjërashë ose të predispozuar për të përdorur dorën e majtë në shkrim dhe në shumë funksione të tjera manuale.

Mëngjërashët e lindur besohet se përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë. Por, disa thonë se ky numër është më i lartë dhe se shumë mëngjërashë janë detyruar të ndryshojnë përdorimin e duarve, për shkak të frikës së pabazuar se mëngjarashët janë me aftësi të kufizuara ose thjesht të pafat.

Stigma ka qenë shumë e përhapur në Bashkimin Sovjetik, dalëngadalë, ky ‘cen’ u përhap edhe në vendet e tjera, ku kryesisht kultura sovjetike ishte dominuese dhe, si rrjedhojë e kësaj: nuk u përjashtua as Shqipëria.

Në shumë gjuhë, fjala “e djathtë” jo vetëm që është përdorur për të përcaktuar një drejtim, por për të ditur edhe vërtetësinë, korrektësinë. Në anën tjetër, fjala “e majtë”, shpesh është përdorur për të treguar diçka të rreme ose të një cilësie të dobët.

Për më shumë, dora e djathtë përdoret për zotimet me zemër, përshëndetjet ushtarake dhe për bërjen e shenjës së kryqit. Në Islam, rregullat e mirësjelljes kërkojnë që një person të hyjë në shtëpi ose xhami me këmbën e djathtë, por në tualet myslimanët hyjnë me këmbën e majtë.

Me tradita të tilla në mendje, mund të duket e arsyeshme që fëmijët mëngjarashë të nxiten në përdorimin e dorës së djathtë. Të detyrosh fëmijën për të ndryshuar përdorimin e duarve mund të shkaktojë kaos të konsiderueshëm, pasi truri lufton për të krijuar shtigje të reja të komunikimit me trupin.

Psikologët prej kohësh kanë bërë me dije, nëse një mëngjërash shkruan me dorën e djathtë, është keq, sepse ne jemi duke i ndryshuar dorën, por jo syrin apo këmbën. Sipas tyre, një fëmijë, që ka ndryshuar dorën është shumë më i prirë që të hutohet. Ai përmbledh informacion më dobët. Si rezultat ai mund të bëhet më nervoz. Ata e vendosin theksin se një proces i tillë nuk i përmirëson shanset e tyre për sukses në shkollë.

Megjithatë, çdo dyshim për mëngjarashët bie poshtë me lehtësi nëse u hidhet një vështrim disa prej njerëzve më të arritur në botë. Mëngjarashët e famshëm përfshijnë: Leonardo Da Vincin, Albert Einsteinin, Alexander Pushkinin, Paul Mccartneyn dhe Barack Obamën.

Më poshtë është realizuar një intervistë me protagonisten kryesore se nga lindi kjo ide:

Kur fillova klasën e parë, të shkruaje me të majtën ishte absolutisht e ndaluar, Katerina, ju si i keni shpëtuar këtij rregulli në shkollë?

Sigurisht që edhe unë e kam hasur këtë vështirësi në klasën e parë, ka qenë një mankth i vërtetë për mua. Ishte koha kur e djathta ishte e drejtë dhe e majta e gabuar. Më erdhi krejt papritur, pasi askush nuk m’a kishte vënë në dukje më parë  këtë “problem”, as familja ime dhe as edukatorja në kopësht.  Unë deri në atë moment nuk e ndjeja veten ndryshe dhe nuk kisha sesi ta ndjeja të tillë, pasi askush nuk më tha që ti je ndryshe nga ne. Duke qenë se jam një natyrë që shpesh të tilla rregulla të kësaj natyre nuk më pëlqejnë, arrita t’ia dal mbanë falë trukeve që bëja në klasë të parë.

katerina

Teksa merrja një pirun me dorën e majtë, dikush do të m’a levizte atë në të djathtën. Me ju, si ka qenë një eksperiencë e tillë?

Nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë. Siç e thashë edhe më sipër, unë në moshën 7 vjeçare kam arritur të kuptoj që njerëzit e zakonshëm përdorin dorën e djathtë. Familja nuk më ka “torturuar”, për të më bërë të ndjehem keq, atyre i dukej një gjë krejtësisht normale. Madje kur në shtëpinë time vinin mysafirë, ishin ata që habiteshin sesi unë haja me dorën e majtë, ndonjëherë kishin edhe frikë, pasi mendonin mos unë i rrëzoja ato që mban piruni ose në rastin më të keq, mos mbytesha. Por në fakt nëse bëja një veprim të tillë me të djathtën, ku jo pak herë më është dashur të demonstroj, rezultati ishte i njëjtë si ata që tentojnë të bëjnë veprime me dorën e majtë.

A ndjeheni e veçantë?

Sot mendoj që kam bërë mirë që nuk ndryshova kahun tim, pasi ndjehem më e veçantë kështu. Këtë veçanti e tregojnë një sërë komponentësh si psh. Kur unë ulem në tavolinë për të ngrënë, gjithmonë ulem nga e majta e tjetrit pasi nga ana e djathtë përplasen duart. Kur shkruaj apo kur mbaj shënime, gjithmonë ka komente dhe sy kuriozë, të rralla janë rastet kur dora e majtë nuk bie në sy. Kur njerëzit janë kuriozë sesi shkruaj unë me të majtën, përgjigja ime gjithmonë është e njejtë : ashtu sikurse ju e përdorni dhe  shkruani me dorën e djathtë dhe e majta juaj është jofunksionale, ashtu është edhe e djathta ime.

Keni bërë përpjekje për të shkruar me të djathtën?

Sigurisht! Duke qenë se mësuesja e klasës së parë më detyronte të shkruaja me të djathtën, prindërit mundoheshin që unë të mësoja të shkruaja me të, por ishte e pamundur, unë ndjeja lodhje të kyçeve të dorës, lapsin nuk e mbaja në drejtimin e duhur, thjesht nuk e bëja dot. Madje edhe më vonë kur u rrita, jam munduar shumë të shkruaj me të dyja duart, por pa rezultat. Në fakt çdo gjë e bëj me të majtën, madje edhe këmbët i kam mëngjerashë, kur hedh një hap është i majti ai që ka prioritet, kur vesh këpucët gjithashtu, kur luaj me top etj. Edhe në telefon shkruaj me të majtën.

Nga kjo ‘cilësi’, jeni ndjerë keq ndonjëherë?

Përkundrazi! Ndjehem e privilegjuar pasi në këtë formë marr më shumë vëmendje.

27 mijë vogëlushë kanë nisur klasën e parë, ndoshta njëri prej tyre mund të jetë mëngjërash, por ekziston një ‘stigmë’ se të shkruash me të majtën je me aftësi të kufizuara ose i pafat. Në rast se, ju, keni diçka për t’i thënë atij vogëlushi?

Besoj se kjo “stigmë” është e gabuar pasi realiteti është shumë ndryshe. Njerëz të cilët kanë pasur sukses, apo liderët më të mëdhenjë botërorë që kanë ndërtuar histori suksesi, kanë qenë dhe janë mëngjërashë. Nuk janë të paktë emrat manjoshë  si: Mikelanxhelo, Jul Çezari, Napoleon Bonaparte, Ronald Regan, Bill Clinton, princi Williams i Anglisë, Pol Mccarty apo edhe kitaristi Jim Hendrix e shumë e shumë të tjerë.
Në fakt këto janë disa personazhe që kanë lënë gjurmë në historinë njerëzore dhe nuk besoj se e kanë quajtur veten e tyre të pafat…

Nëse njëri nga 27 mijë vogëlushët që shkruan apo ha me të majtën, le të shkruaj, le të hajë pasi ai apo ajo ka disa dhunti ndryshe nga shokët e tij/saj. Nëse prindërit e mi do më detyronin që unë të isha si gjithë të tjerët, sot do ndjeja keqardhje, pasi edhe kjo puna e dorës së majtë është stil jetese. Për t’a mbyllur do t’i thoja atyre prindërve që i kanë fëmijët mëngjërashë, t’i lënë të lirë në zgjedhën e tyre… Kjo nuk është një sindromë, por ne jemi të përzgjedhur dhe ndryshe nga të tjerët.

 

Etiketa: e drejtekohamengjerashet


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

I moshuari ngacmoi seksualisht gruan 20 vjet më të re, plas sherri me dy djem

iOS 10 shkakton probleme në iPhone dhe iPad

iOS 10 shkakton probleme në iPhone dhe iPad

Qytetet në Kosovë të mbipopulluara, Prishtina në kaos

Qytetet në Kosovë të mbipopulluara, Prishtina në kaos
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com