Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetet në Kosovë të mbipopulluara, Prishtina në kaos

2016/09/15 at 6:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qytetet në Kosovë të mbipopulluara, Prishtina në kaos

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e konsideruar si një nga qytetet më të populluara, në bazë të të dhënave të dala nga regjistrimi i popullsisë ka rreth 200 mijë banorë, por vlerësohet se numri i banorëve që jetojnë në qytet është shumë më i lartë. Jozyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, një pjesë e madhe e të cilëve kanë banime të përkohshme të tyre edhe në pjesë të tjera të Kosovës.


Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, mendohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë. Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është 1.8 milion, nga të cilët mbi 600 mijë jetojnë në zonat urbane dhe mbi 1 milion në zonat rurale. Dyndja e popullatës drejt qyteteve i ka mbipopulluar ato duke pamundësuar shndërrimin e tyre në qytete moderne me infrastrukturë të zhvilluar.

Shpërnguljet e mëdha të popullatës nga vendet rurale në ato urbane, nisën që prej para luftës dhe qytetet, e posaçërisht Prishtina, u shndërruan në punishte me ndërtesa të shumta që ende nuk janë kryer. Disa të ndërtuara sipas planit urban, një pjesë e madhe e tyre pa ndonjë planifikim dhe të ngritura edhe në zona ku kanë shkaktuar probleme.

Qytetarët të cilët jetojnë në lagjet e Prishtinës, ku ndërtesat e banimit pothuajse janë ngjitur njëra më tjetrën, thonë se banimi në këto ndërtesa është bërë gati i papërballueshëm. Familja katër anëtarëshe, Kastrati, jeton në lagjen Arbëria në Prishtinë, lagje kjo e cila ka pasur fluks jashtëzakonisht të madh të ndërtimeve pas luftës, duke u zgjeruar edhe në pjesët që dikur kanë qenë të ndaluara për ndërtim.

Kryefamiljari Astriti tregon se në kohën kur ai kishte blerë banesën ishte thënë se lagja ka plan urbanistik dhe për të gjitha ndërtimet e tjera do të respektohen standardet e përcaktuara me Ligj.

“Jam një banor i një objekti që është ndërtuar pas luftës, ndër objektet e para, kur e kemi blerë banesën na është premtuar se nuk do të ketë ndërtime përreth, kemi pasur hapësirë të mjaftueshme, por kohë pas kohe filluan ndërtimet, janë afruar ndërtesat me ndërtesë, ka mbipopullim, nuk ke as privatësi kur del në ballkon shumë afër është ndërtesa tjetër”.

“Infrastrukturë nuk ka për të gjitha këto ndërtime, nuk janë ndërtuar sipas planit urbanistik, nuk e di si është lejuar që të bëhen të gjitha këto ndërtime të egra. Tani ne si qytetarë, banorë të kësaj ndërtese jemi në një situatë se nuk dimë se çfarë të bëjmë”, thotë ai.

Valbona një qytetare tjetër nga Prishtina, ka pothuajse të njëjtin rrëfim me Astritin. Ajo tregon për problemet që ata kanë nga mbipopullimi i lagjes ku ajo jeton.

“Pas luftës ka pasur ndërtime të mëdha në Prishtinë. Ka disa vite që jetoj në një banesë në një lagje në Prishtinë që nuk dua ta ceki. Në fillim gjithçka ka qenë ne rregull, por me kalim të kohës është mbipopulluar ajo lagje, objekti prej objektit është shumë afër të cenohet e privatësia”, shprehet ajo.

Mbipopullimi i qyteteve, posaçërisht i Prishtinës, thuhet të jetë bërë për shkak të mundësive më të mëdha që ofron qyteti, qoftë në fushën e arsimit, të kulturës, të punësimit dhe të zhvillimit përgjithësisht. Dyndja drejt Prishtinës, u bë edhe për faktin se qyteti është kryeqendër administrative e Kosovës dhe njëkohësisht edhe vendi i politikës e diplomacisë.

Kosova sot, sipas studimeve të bëra ka dendësi dy herë më të madhe se mesatarja e vendeve në rajon dhe deri në tri herë më shumë se vendet tjera. Përderisa në vitin 1948, në 1 kilometër katror jetonin 63.3 banorë, në vitin 1991 ku numër u rrit në rreth 180 banorë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u bë në vitin 2011, në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 177.4 banorë.

Ndërkohë, ndërtimet në qytet, për të akomoduar banorët e shumtë, kanë krijuar kaos duke mbyllur edhe perspektivën e zhvillimit të qytetit në një metropol. Kryetari i shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës, Brahim Selimaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se faktori kryesorë për këtë kaos të krijuar në Prishtinë janë autoritetet kompetente.

Prishtina thotë ai, pas luftës u ndërtua pa standarde të ndërtimit dhe me mungesë të një plan zhvillimor për numrin e banorëve.

“Prishtina është katandisur prej ndërtimeve të cilat nuk lejojnë urbanizmin e asaj që duhet të jetë sipas standardeve, por që duhet të fillohet të dilet nga kjo situatë, të mos bëhen ngarkesa tjera. Duhet të fillohet të ndërtohet në periferi të Prishtinës në mënyrë që të shkarkohet qyteti”, thotë Selimaj.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk i janë përgjigjur pyetjeve lidhur me problematikat që ka kryeqyteti nga mbipopullimii qytetit. Dendësia e popullsisë në zonat urbane, sipas njohësve të çështjeve demografike, krijoi probleme të mëdha në fusha të ndryshme. Ka pasur ngarkesa në komunikacion, shkollat janë mbipopulluar dhe në shumë aspekte tjera.

Profesori Rifat Blaku, demograf, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë flet për një infrastrukturë të rëndë në Prishtinë.

“Prishtina nuk ka qenë e gatshme t’i pranojë të gjithë këta banorë të cilët në mënyrë të pakontrolluar dhe stihike ia mësyn Prishtinës. Prishtina është ngufatur nga migrimi nga fshati në qytet. Shpërngulja ka qenë me ritme të mëdha dhe ka lënë pasoja. Objekti objektit ja pengon dritën, infrastruktura në përgjithësi është rëndë është një shëmtim dhe kjo është me pasoja të mëdha edhe për të ardhmen”, thotë Blaku, duke shtuar se korrigjimi i infrastrukturës në disa pjesë të kryeqytetit është i pamundur.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm vitin e kaluar janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën. Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vetë vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

Burimi: Radio Europa e Lirë

Etiketa: kosovambipopullimprishtina


Ju sugjerojmë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Jo konsum malli për tre vjet. Ja vendimi i Gjykatës për të dashurin e Tunës…

Sherri me armë në Prishtinë, lirohet nga burgu Cozman

Kryeministri Rama, “mushkonjat e droguara”, ambasadori amerikan dhe gjethja lakuriqe e kanabisit

Kryeministri Rama, “mushkonjat e droguara”, ambasadori amerikan dhe gjethja lakuriqe e kanabisit

BBC: Ja çfarë mund të mësojmë nga besa e shqiptarit…

BBC: Ja çfarë mund të mësojmë nga besa e shqiptarit...
















TE FUNDIT

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
30 Qershor, 2026

Marjana Koçeku, e cila më herët u largua nga grupi parlamentar socialist për të vijuar mandatin si deputete e pavarur,...

Lexo më shumë

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
30 Qershor, 2026

Qeveria ka miratuar sot aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për...

Lexo më shumë

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
30 Qershor, 2026

Irani po e minimizon qëllimin e vizitës së tij në Doha këtë javë, duke këmbëngulur se nuk do të zhvillohen...

Lexo më shumë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Dritan Goxhaj është lënë i lirë, pas shoqërimit nga policia gjatë protestës para parlamentit ku nuk munguan përplasjet me autoritetet. Gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}