Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista / Javier Cercas: “Pritej. Jemi në luftë, por për të fituar nuk mjafton ushtria”

2017/08/19 at 10:23 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista / Javier Cercas: “Pritej. Jemi në luftë, por për të fituar nuk mjafton ushtria”

Reagimi i parë i Javier Cercas për sulmin në Barcelonë ishte “tronditje”. I dyti, rrëfen shkrimtari i madh spanjoll, i cili ka jetuar për shumë vite në Barcelonë, ishte më refleksiv: “Thashë me vete, nuk është kaq e çuditshme që na sulmuan. Ne e dinim dhe kjo ndodhi në kohë, jo rastësisht prej disa muajsh, anti-terrorizmi ishte në gatishmëri.


Por parandalimi i sulmeve të tilla është i pamundur, autoritetet nuk kanë faj”. më pas, autori i “Ushtarët e Salaminës” dhe “Anatomia e një momenti” i bën vetes një tjetër pyetje: pse Spanja? “Pas sulmeve në Afrikën e Veriut, kemi shumë turistë, kështu që mund të jemi një shënjestër e mirë për terroristët. Por edhe pse ISIS dhe grupe të tjera xhihadiste na kishin kërcënuar, nuk mendoj se ka një shpjegim logjik. Sepse ne jemi të gjithë në luftë, ta themi haptaz”.

Në çfarë kuptimi, Cercas?

“Sulmi i djeshëm në Barcelonë mund të ndodhë kudo: Francë, Gjermani, Itali … Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo është një luftë totale, ajo do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe për ta fituar atë, bombat nuk mjaftojnë”.

Dhe çfarë nevojitet?

“Ne duhet t’i kuptojmë këta terroristë. Kjo nuk do të thotë t’i justifikojmë, të jemi të qartë. Por, ashtu sikurse Mandela studionte aparteidin për ta mposhtur atë, duhet ta kuptojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, ideologjinë e frikshme xhihadiste, dhe se si ajo mund të kapë të rinjtë, të pafavorizuarit dhe kriminelët që jetojnë mes nesh. Pas masakrës së Bataclanit, kryeministri francez Manuel Valls tha: “Nuk mund të shpjegojmë një barbarizëm të tillë. Sepse ta shpjegosh, do të thotë ta justifikosh. Është e papranueshme që të përpiqemi të kuptojmë një sulm terrorist”. Unë nuk jam aspak dakord”.

E si mund të arsyetosh për akte të tilla, Cercas?

“Forca, policia dhe ushtria janë të domosdoshme për të luftuar terrorizmin, por ato nuk janë të mjaftueshme. Kjo e terroristëve islamikë është një luftë që nuk është vetëm ushtarake, por idealesh, e mendimit. Për të fituar, duhet të luftojmë ideologjinë toksike dhe nihiliste që përhapet me përjashtimin social, në rrethanat që i çojnë këta terroristë të mendojmë: “Ne duam më shumë vdekjen, se sa jetën”. Një doktrinë e tillë kurrë nuk mund të shkatërrohet vetëm nga bomba”.

Sulmi i fundit islamik në vendin tuaj ndodhi në Madrid, në vitin 2004. Pas Barcelonës, Spanja ka gjasa të bëhet islamofobike?

“Do të shohim. Sigurisht, është qëllimi i terroristëve që duan të shkatërrojnë një shoqëri, e cila ka mirëpritur shumë myslimanë gjatë dekadave të fundit. Ndoshta islamofobia do të rritet pak. Por unë jam optimist, dhe e dini pse? Spanja është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk kanë një parti të madhe islamofoe, ksenofobe apo raciste. Dhe unë mendoj se ky sulm nuk do të ndryshojë njerëzit këtu”.

Edhe për shkak se Spanja është e mësuar me terrorizmin pas problemeve me ETA-n?

“Askush nuk mësohet me terrorizmin. Por ky është një kërcënim shumë i ndryshëm nga ai i ekstremistëve baske. Terroristët e ETA-s nuk dëshironin të vdisnin si këta të ISIS. Përballë ndjekësve të Shtetit Islamik, ekstremistët baskë ishin pothuaj një shaka. Fuqia e këtij terrorizmi islamik është shumë më shkatërruese. Nuk është habi, pas sulmeve të Al Kaidës në 2004, ETA filloi të zhduket”. / La Repubblica – Bota.al

 

Etiketa: fitorjaintervistajaver cercasterrorismiushtria


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Kjo lojë tradicionale e kosovarëve renditet mes lojërave më të rrezikshme të botës

Kjo lojë tradicionale e kosovarëve renditet mes lojërave më të rrezikshme të botës

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Detaje të reja/ Ja pse e masakroi me sqeparë dje burri gruan në Lushnje

E vërteta e shtatzënisë, Fotini dhe Daniel flasin përmes kësaj foto!

E vërteta e shtatzënisë, Fotini dhe Daniel flasin përmes kësaj foto!
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}