Sociale

“Intermedica” në shërbim të spitaleve Covid,analiza falas për të prekurit


               Publikuar në : 14:42 - 02/04/20 |
el ida

Laboratori “Intermedica” ka vendosur të kryejë analiza falas për të gjithë personat e infektuar me koronavirus, që janë shtruar te Spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Mjeku Vasil Llajo, sqaron se “Intermedica” do të kryejë falas katër analiza, 1. Prokalcitonina ( PCT), 2. D-Dimeri, 3.Ferritina, 4. Proteina C Reaktive, deri më 30 Prill.

Llajo shprehet se jemi përpara një beteje të vështirë me një armik të padukshëm, por real, ndaj secili kontribut sado i pakët dhe nga kushdo është një armë më shumë në këtë betejë.

Kujtojmë se aktualisht në vendin tonë ka 277 të infektuar me koronavirus./Opinion.al

Pas