Aktualitet

Integrimi/ Roth: Të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe RMV


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 22/06/21 |
Opi Nion

Ministri Gjerman për Europën, Michael Roth thotë se është koha që Bashkimi Europian të përmbushë detyrimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.

Në një postim në rrjetet sociale, Roth thotë se problemet dypalëshe duhet të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar Bashkimin Europian të ecë përpara, duke iu referuar konfliktit që është krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Më tej, ministri gjerman iu bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike.

“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth./Opinion.al

Pas