Aktualitet

Integrimi/Rama:Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk erdhën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 28/09/21 |
el ida

Kryeministri Rama tha gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit të Europës, se pret që para përfundimit të vitit të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.
Rama tha ndër të tjera se tashmë nuk vë bast për asnjë datë, sepse ne jemi përgatitur disa herë për dasmë, por krushqit nuk janë paraqitur.

“Presim që para përfundimit të vitit të kryhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare ku Shqipëria të ulet formalisht dhe të nisë negociatat për anëtarësim.  Nuk vë bast më për asnjë datë, dhe pres me qetësinë e plotë, si rastin kur ndodh, si rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne nuk paraqitemi për dasmë, vazhdojmë t’i bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë por se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqitë”, tha Kryeministri./Opinion.al

Pas