Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Integrim për shqiptarët”!Zbardhen programet zgjedhore të partive gjermane

2021/09/04 at 2:46 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Integrim për shqiptarët”!Zbardhen programet zgjedhore të partive gjermane

Thuajse të gjitha partitë e mbështesin zgjerimin e BE me anëtarë të rinj. Por programet zgjedhore dallohen në ritmet e dëshiruara të zgjerimit dhe në interesin e partive për shtetet kandidate, shkruan Auron Dodi.


CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë plotësisht kriteret e pranimit.

Kurse partia socialdemokrate, SPD shkruan në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj shteteve të Ballkanit. Socialdemokratët gjermanë shkruajnë në program, se angazhohen për afrim më të madh me shtetet e Evropës Juglindore.

Ballkani Perëndimor i pranishëm në programet zgjedhore

 

 

Ballkani Perëndimor përmendet në programet zgjedhore të partive kryesore. CDU/CSU kërkon që të “intensifikohet lidhja e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE”. Me këtë formulim të kujdesshëm në program kjo parti i shërben pjesës më konservatore të saj, që është skeptike ndaj një afrmi të nxituar të Ballkanit Perëndimor me BE.

Kurse Partia Socialdemokrate, SPD kërkon shprehimisht “integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Në mënyrë më të detajuar dhe konkrete shprehen për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre Të Gjelbrit. Të Gjelbrit kërkojnë në program përparime konkrete në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Më tej ata kërkojnë “liberalizimin e vizave për kosovarët”. Ndërsa përparimet në dialogun Serbi-Kosovë i quajnë “të domosdoshme”.

Të Gjelbrit kërkojnë në program pajtimin në Ballkan dhe nxjerrjen para drejtësisë “të krimeve të luftës”. Shkruajnë edhe se “kundërshtojnë qartë zhvendosjet etnike të kufijve”.

Qëndrimet e partive më të vogla ndaj zgjerimit të BE

Liberalët e FDP-së, që marrin rreth 12 përqind në sondazhe, nuk shprehen konkretisht në program për zgjerimin e BE dhe Ballkanin.

Kalimthi shprehet për këtë temë partia E Majta (një pjesë e kësaj partie vjen nga partia shtet e RDGJ). E Majta, që merr rreth 6 përqind në sondazhe kërkon që kandidatët aktualë dhe të ardhshëm të BE të deklarohen pa rezerva për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Por vëmendja kryesore e kësaj partie është te Turqia.

E vetmja parti që shprehet në program kundër zgjerimit të BE është partia populiste ultra e djathtë, AfD. AfD shkruan se e “refuzon me rreptësi zgjerimin e BE”. Kjo parti kërkon vetëm “një partneritet të privilegjuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra ajo është kundër anëtarësimit të kandidatëve të rinj. Por ultra të djathtët duan që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajnë larg Gjermanisë refugjatët. Për këtë arsye shkruajnë “se e mbështesin bashkëpunimin në fushën e sigurisë për migrimin me Ballkanin Perëndimor”. Mendimet e kësaj partie për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të mbeten thjesht si shënim, pasi të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se për ta AfD është e papranueshme si anëtare koalicioni.

Migrimi në programe: SPD dhe Të Gjelbrit me oferta

CDU/CSU është për një “migrim të rregullt dhe sipas rregullave të qarta”. Por njëkohësisht shkruan në program që “njerëzit me origjinë migrantësh” duhet t’i kenë të gjitha të drejtat, “kur mbështesin vlerat tona, u përmbahen ligjeve tona dhe kur flasin gjuhën tonë.”

Socialdemokratët tregohen më bujarë. Ata mbështesin për shembull mbajtjen e disa nënshtetësive nga një person. Bashkimin familjar po të vinin në pushtet socialdemokratët do ta zgjeronin më tej. P.sh. ato do të lejonin të vijnë në Gjermani si përkujdesës të të miturve pa prindër edhe motrat dhe vëllezërit e të miturve.

Kurse Të Gjelbrit, e shohin Gjermaninë si një “shoqëri të larmishme imigrimi”. Ata kërkojnë një “ligj migrimi me rrugë të reja”, shprehen se mbështesin si migrimin për punë, ashtu edhe migrimin për t’u shkolluar.

Edhe liberalët e FDP-së janë pro migrimit, por kërkojnë që të zgjidhen paraprakisht ata migrantë që do të lejohet të qëndrojnë në Gjermani. Kështu kryetari i kësaj partie, Christian Lindner është shprehur se “ne kemi nevojë për duart e palodhura dhe mendjet e zgjuara të migrantëve, që i zgjedhim ne”.

Kontekst: partitë në sondazhe
Tri sondazhe të ditëve të fundit (02.09.-03.09.) të instituteve Kantar (Emnid), Infratest Dimap dhe Forschungsgruppe Wahlen (Grupi kërkimor Zgjedhjet) sugjerojnë se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD mund të marrë në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit 25% të votave; CDU/CSU 21-22 përqind; Aleanca 90/ Të Gjelbrit nga 16-19 përqind; liberalët e FDP nga 11-13 përqind. Partia E Majta merr nga 6 deri 7 përqind, kurse partia ultra e djathtë, Aleanca për Gjermaninë, AfD merr nga 11 deri 12 përqind.

Por domethënia e shifrave është e kufizuar përsa i përket rezultatit faktik të zgjedhjeve. Edhe në këto votime ka shumë zgjedhës të pavendosur. Rezultatet e sondazheve duhen marrë me rezerva edhe për faktin se ato kanë rezultuar të gabuara në Gjermani për referendumin e Brexitit, për zgjedhjet në SHBA në 2016 dhe në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit këtë vit. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare nacionale, gabimi i rezultatit të sondazheve përballë realitetit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Sipas platformave wahlrecht.de dhe dawum.de sondazhet e kanë kaluar kufirin e gabimit të zakonshëm prej 3% vetëm dy herë në dy dekadat e fundit.

Të vështirë për ta parashikuar pamjen e qeverisë gjermane pas zgjedhjeve e bën edhe një fakt i ri: në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme nuk ka pasur si këtë herë tri parti, që të marrin të tria rreth 20 përqind të votave. Këto parti këtë herë janë CDU/CSU-ja, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Kjo do të thotë se janë të mundura shumë koalicione për të formuar qeverinë. Gara më e ngushtë për partinë që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë aktualisht zhvillohet midis CDU/CSU-së dhe socialdemokratëve të SPD. Te CDU-ja preferohet më shumë partia se kandidati për kancelar. Te socialdemokratët preferohet më shumë kandidati për kancelar se partia./DW

Etiketa: gjermaniprograme politikezgjedhjezgjedhje ne gjermani


Ju sugjerojmë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Para
Haradinaj mesazh Kurtit: Na thuaj çfarë do të bësh ose hap krahun

"Kush je ti që përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve", Haradinaj kritika Kurtit

COVID-19,IKSHPK:Vaksinohuni tani që të mos marrim masa rigoroze në vjeshtë

Kosova regjistron 21 viktima dhe mbi 1 200 raste të reja me COVID-19

Aksident në Tapizë, plagoset këmbësori 49-vjeçar

Aksident në aksin rrugor Elbasan – Metalurgjik, plagoset një person
















TE FUNDIT

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
22 Nëntor, 2025

Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com