-Jetë dhe Stil

Instagrami po ndryshon modën?!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:15 - 25/11/15 |
root

Ka festuar përvjetorin e tij të pestë dhe duhet thënë me plot gojën, që është një nga rrjetet sociale më ‘in” të momentit.

Instagram numëron miliona ndjekës në të gjithë botën, që postojnë çdo ditë e më shumë foto në të.

Por ekspertë të ndryshëm pyesin, a është ky rrjet social një ndikues shumë i madh në industrinë e modës?! Sipas CNN po dhe e dini pse?! Sepse nëpërmjet bloggerëve të ndryshëm apo edhe stilistëve më në zë, njerëzit nga e gjithë bota janë duke marrë inspirim dhe ide.

Sipas ekspertëve brande të ndryshme botërore janë duke i bërë promo shumë të mirë koleksioneve të tyre dhe nëpërmjet komenteve të publikut, ata janë duke kuptuar atë ç’ka publiku dëshiron të veshë të fund të ditës.

Një tjetër risi e Instagramit është që tani të gjithë ata që duan ti reklamojnë produktet e tyre, mund ti bëjnë “sponsored”, njësoj si në Facebook.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas