Bota

Injorohet armëpushimi, Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë luftimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 12/10/20 |
Opi Nion

Luftime të reja shpërthyen të hënën midis forcave të Armenisë dhe të Azerbajxhanit për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e akuzoi palën armene për mosrespektimin e marrëveshjes humanitare të armëpushimit, të negociuar më 10 tetor në Moskë, duke thënë se ajo “vazhdimisht ka bërë përpjekje t’i sulmojë pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit”.

Azerbajxhani “tani është duke granatuar frontin jugor”, tha zëdhënësja e ministrisë, Shushan Stepanian.

Në anën tjetër, zyrtarët armenë në Nagorno Karabak thanë se 45 ushtarë janë vrarë në luftimet me Azerbajxhanin, duke e çuar në 525 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë qëkur kanë nisur luftimet më 27 shtator.

Këto janë luftimet më të rënda që nga armëpushimi i vitit 1994 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Qindra ushtarë dhe civilë raportohet të jenë vrarë. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, rajoni i Nagorno Karabakut qeveriset nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për rajonin e Nagorno Karabakut më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

Pas