Aktualitet

Infektohet me COVID-19, zëdhënësi i ministrit Sandër Lleshaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 16/11/20 |
Al Do

Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Komunikimit me Median në Policinë e Shtetit, Genti Mullai.

Përmes një statusi në Facebook, Mullai njofton se ka kaluar me sukses betejën me virusin dhe falenderon stafin e mjekëve dhe infermierëve që e ndihmuan.

Mes të tjerash ai falenderon edhe zëdhënësin e ministrit Lleshaj për të cilin thotë se u infektua gjatë kësaj periudhe.

Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u  infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret.”, shkruan Mullai.

Ende nuk dihet nëse ministri ka patur kontakte me zëdhënësin e tij gjatë kohë kur ai është infektuar me COVID-19. Sot Lleshaj ishte i pranishëm në një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Durrës. /Opinion.al

Pas