Aktualitet

Infektohen 3 edukatore në Vlorë, mbyllet kopshti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 11/11/20 |
Opi Nion

Tre edukatore të kopshtit nr.9 të qytetit të Vlorës kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Në këtë situatë ISSH ka vendosur që ky institucion të mbyllet deri në datën 25 nëntor.

Stafi prej 28 personash i këtij kopshti do të karantinohet, ndërkohë që 2 edukatore të tjera janë në pritje të përgjigjes së tamponit.

Kopshti nr.9 është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në Vlorë.

Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitivë prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më në kopsht. /Opinion.al

Pas