Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Krushës në Kosovë/Balla:Basha ka fshehur kasetën e vetme filmike

2020/11/11 at 11:24 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Listat e hapura/Balla:Fakt i pakthyeshëm,të gjitha çështjet janë të hapura

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzon kreun e PD, Lulzim Basha se ka një kasetë filmike, e cila është prova e vetme filmike e masakrës së Krushës në Kosovë.


Në një postim  në Facebook, Balla thotë se kjo kasetë filmike në atë kohë i ishte dorëzuar Lulzim Bashës, nga Milaim Bellanica

Balla i ka kërkuar kreut të opozitës t’i vëri ktë kasetë në dispozicion Kosovës dhe drejtësisë

Postimi i Ballës në Facebook

Një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica ia kishte dorëzuar LULEZIM BASHËS, në atë kohë punonjës/përkthyes i UNMIK. Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulezim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë. Milaim Bellanica është dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe i cili mundi të filmonte ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.

I bëj thirrje Lulezim Bashës të përgjigjet sot ku e ka fshehur këtë kasetë filmike dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!

Marsi i vitit 1999 për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo masakër. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi Serbinë, forcat pushtuese serbe në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, me mizori masakruan popullin e pambrojtur të Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer, bashkë me ish-Ministrin e Mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe. Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviçin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”.

Po ashtu edhe ish-ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Robin Cook, gjatë vizitës në Krushë më 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo… jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve”.

Ende sot ende mbetet mister fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, dhe shumë të pagjeturve të tjerë është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

17 Qershor, 2026 7:58 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Qershor, 2026 7:44 am
Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Para
Ndërron jetë një tjetër mësues si pasojë e COVID-19

Ndërron jetë një tjetër mësues si pasojë e COVID-19

Rama: Kemi të lira 30% të kapaciteteve të spitaleve

Rama: Kemi të lira 30% të kapaciteteve të spitaleve

Selimi mohon akuzat në Gjykatën e Hagës: Luftën e nisa me Adem Jasharin…

Selimi mohon akuzat në Gjykatën e Hagës: Luftën e nisa me Adem Jasharin...
















TE FUNDIT

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
17 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat...

Lexo më shumë

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
17 Qershor, 2026

Dashi Dita e sotme do të jetë shumë e kënaqshme për ata që janë në një lidhje dhe në çdo...

Lexo më shumë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}