Sociale

Incidenti në pishinë, humb jetën në spital 4-vjeçari shqiptar në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 13/07/20 |
Opi Nion

Qyteti i Bolzanos në Itali përgatitet t’i japë lamtumirën vogëlushit 4-vjeçar Matia Uruçi. Komuniteti i shqiptarëve u ka qëndruar pranë prindërve të tij, Marsida dhe Leonardo, me origjinë nga Belshi, për humbjen e djalit të tyre pas një incidenti në pishinë.

Ndihma e shpejtë është përpjekur ta reanimojë për 20 minuta dhe më pas e knë intubuar duke e çuar në spitalin pediatrik, por vogëlushi pas më shumë se 4 ditësh në terapi intensive, nuk ja ka dalë.

Varrimi i Mattias do të mbahen të premten e 17 Korrikut. Prindërit e tij kanë vendosur që i vogli të prehet në varrezat e Bolzanos në një ceremoni të thjeshtë, jo fetare. /Opinion.al

Pas