Aktualitet

Incidentet në protestë,policia shoqëron ish-drejtorin e Policisë Bashkiake


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 16/02/19 |
b.f

Policia ka nisur kontrollet për shoqërimin e personave që ushtruan dhunë në protestën e sotme të opozitës.

Mësohet se Policia e Tiranës ka shoqëruar edhe ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Shoqërimi ka lidhje me pjesëmarrjen e tij në protestën e opozitës, ku është fotografuar nga uniformat blu. Efektivët kanë ushtruar edhe kontroll në banesën e Hoxhës, ku siç duket në videon e mëposhtme ata kanë hyrë duke kapërcyer rrethimin.

Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar edhe persona të tjerë në Tiranë dhe në qytete të tjera për incidentet e ndodhura sot në protestë, por nuk ka ende një numër të saktë të tyre.

Florenc Hoxha ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit e më pas Drejtor i Policisë Bashkiake kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.

Pas