Aktualitet

Incident para Parlamentit të Shqipërisë, 32-vjeçari shoqërohet në komisariat (Emri)



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 07/12/22 |
Opi Nion

Një incident është regjistruar këtë të mërkurë në hyrje të Parlamentit. 32-vjeçari Mariglen Mujo Berisha ka dashur të parkojë makinën e tij në hyrje të godinës ndonëse është e ndaluar, dhe në tentativë për të futur aty mjetin, ka dëmtuar traun e hyrjes në parlament.

Policia në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Pas