Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incident në Maliq, Spaho: Stafi i Bashkisë më hodhi telefonin nga dora

2023/05/12 at 12:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Incident në Maliq, Spaho: Stafi i Bashkisë më hodhi telefonin nga dora

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, një incident është regjistruar në Maliq. Deputeti demokrat Edmond Spaho ka denoncuar stafin e Bashkisë që i ka hedhur telefonin nga dora, teksa ishte duke filmuar, sipas tij një aktivitet të paligjshëm.


Sipas Spahos, Gëzim Topçiu kishte mbledhur të gjithë traktoristët për t’iu kërkuar votat me motivin se do t’ju bënte regjistrimin e targave.

“Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për t’u bërë targat. Të gjithë traktorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që s’ka lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Pendavinji apo kryetarët NJ. AD. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve, kur në unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu sepse në fund u tha që të hënën do të filllojnë regjistrimet. Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit.”

Spaho njofton gjithashtu se ka kapur edhe kryebashkiakun e njësisë Administrative në Vreshtas, duke blerë vota.

“Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në 2021 kryetarin e Njësisë Administrative Vreshtas e kam kapur duke blerë vota në Podgorie. Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët  , traktoristët. Konflikti u shmang por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar”, shprehet Spaho.

Për këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku dhe kandidati socialist për Bashkinn e Maliqit Gëzim Topçiu. Në një deklaratë ai tha se nuk u fol për vota, por vetëm për zgjidhjen e problemit të targave. Topçiu e quan absurde ndërhyrjen e deputetit Spaho.

“Nuk e quaj tension sepse është absurde që një deputet i parlamentit shqiptar të hyjë në një vend ku ne po punojmë me njerëzit. Është një moment ku ne fushat elektorale kemi një problem me traktoristet që prej kohësh kërkojnë t’u regjistrojnë mjetet dhe morëm shkas që zv.ministrja, drejtori i përgjithshëm i Transporteve Rrugore do të regjistrojë mjetet me probleme me dokumentacionin, ishte një apel për gjithë që të bëjë një deklarim për atë çka atë kanë probleme. Nuk u fol për vota, vota është e fshehtë secili mund të votojë për ke te doje dhe kemi ndërhyrje si mund të ketë parlamenti deputet të tillë. Kemi bërë njoftim gjithë njësive administrative që ata që kanë probleme me mjetet traktoriste, i njoftuam të bëjnë vet deklarim çfarë ka mjeti i tyre dhe kaq.

Ai bëri thirrje për qetësi: “Nuk i kam qejf incidentet nuk jam pjesë e tyre. U bëj thirrje të gjithëve të jenë të qetë. Nuk më erdhi mirë kur njerëzit e morën mbrapsht deputetin në mes të sheshit, nuk shkon në Shqipëri, u bëj thirrje për qetësi, le të votojnë për njeriun që punon”.



Ju sugjerojmë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Para
Arrestimi i Fredi Belerit, kryeministri grek: Dua t’i dërgoj një mesazh Shqipërisë

Arrestimi i Fredi Belerit, kryeministri grek: Dua t’i dërgoj një mesazh Shqipërisë

Fushata dhe arrestimi i Fredi Belerit, Meta takon Berishën

Fushata dhe arrestimi i Fredi Belerit, Meta takon Berishën

U arrestua nga Policia, Beleri është filmuar duke dhënë para në këmbim të votës

U arrestua nga Policia, Beleri është filmuar duke dhënë para në këmbim të votës
















TE FUNDIT

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
14 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
14 Korrik, 2026

Posta Shqiptare ka njoftuar se, pas një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}