Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Administratori: Mbahet ndezur, por nuk është funksional



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 15/02/22 |
Opi Nion

Administratori i kompanisë koncesionare “Albtek Energy” që ka në administrim inceneratorin e Elbasanit, Arjan Baçi deklaroi në mbledhjen e kësaj të marte në komisionin Hetimor për Inceneratorët se ky impiant aktualisht nuk bën incenerimin e mbetjeve, për të prodhuar energji elektrike. Ai ka theksuar se përpunohen mbetjet vetëm duke i landfilluar.

Ndërsa Administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi , edhe kjo shoqëri ka në administrim inceneratorin e Elbasanit, gjatë marrjes në pyetje tha: “Brenda fundit të javës inceneratori i Elbasanit do të vihet në punë dhe do të prodhojë energji. Për ta vënë inceneratorin në punë, duke mos pasur sasi të mjaftueshme për të siguruar lëndën e parë, menduan që ishte më e dobishme të mbahej ndezur, por jo funksional”.

Debati

Baçi:  Në vendgrumbullimin, sasia e mbetjeve varion, por në ditë varion nga 110-120 ton në ditë. Përpunohen mbetjet vetëm duke i landfilluar. Bashkia e Elbasanit ka kosto zero për landfillimin.

Luçiano Boçi: Nuk japin asnjë lek që depozitojnë mbetjet? I bëjnë falas?

Baçi: Deri tani kostot e bashkive për landfillimin e mbetjeve ka qenë zero.

Luçiano Boçi:  Duke qenë se kostot janë zero, pse 3 bashkitë e tjera nuk duan të sjellin mbetjet në incinerator.

Baçi: Nuk e di pse.

Luçiano Boçi:  Bashkitë thonë se nuk i përballojnë dot kostot, ndërsa ju thoni nuk kanë kosto.

Baçi: Incenerimi deri në periudhën kur kemi marrë në dorëzim inceneratorin nuk ka pasur kosto.

Arapi: Një sqarim shtesë. Kur morëm në administrim të gjitha pasuritë e inceneratorëve. Edhe atë të Elbasanit, kemi lejuar deri në datën përpara vendimit të Gjykatës, kjo diferencë kohore, të marrim disa veprime konkrete. Shumë shpejt mendojmë se inceneratori do fillojë punë për të prodhuar energjinë elektrike.

Luçiano Boçi: Pra e gjithë ajo vizitë e jona ishte false sepse para kamerave u tha se ja punon inceneratori. Sot po thoni se nuk incenerohet. Incenerimi shqetëson banorët e Elbasanit?

Arapi: Shpjegimi im është që për ta vendosur në punë inceneratorit, duke qenë se nuk kemi shumë lëndë të parë, menduam që ishte e dobishme të mbahej në gjendje pune, i ndezur por jo funksional. Kam lënë kuadrin e inxhinierëve në dispozicion të inceneratorit të Elbasanit. E mban të hapur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas