Bota

NATO: Nuk kemi parë asnjë shenjë tërheqjeje nga Rusia deri tani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 15/02/22 |
Opi Nion

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se deri tani nuk është parë asnjë shenjë tërheqjeje nga ana e Rusisë, pasi Moska tha se po largonte trupa nga kufiri me Ukrainën.

Ai u shpreh se një de-përshkallëzim i vërtetë i konfliktit do të nënkuptonte një tërheqje të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga zonat kufitare me Ukrainën.

“Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake rreth Ukrainës, e paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë. Tani gjithçka i lë vend një sulmi të ri. Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore. Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg, foli me gazetarët përpara një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel./Opinion.al

Pas