Aktualitet

Inceneratorët/ Tabaku e pyet për Mërtirin, Ahmetaj: Unë kam udhëtuar me shumë miq



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:46 - 21/02/22 |
Opi Nion

Zëvendëskryemnistri Arben Ahmetaj është zyrtari i radhës që po dëshmon në Komisionin hetimor lidhur me çështjen  inceneratorëve. Ahmetaj deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Klodian Zoton.

Po ashtu, Ahmetaj ka mohur që të ketë njohje me Klodian Zoton apo për personat që ndërtuan inceneratorët, teksa theksoi se procedurat janë ndjekur sipas ligjeve.

I pyetur nëse kishte lidhje me Mirel Mertirin, Zëvendëskryeministri nuk pranoi të përgjigjej duke thënë se nuk është subjekt i komisionit.

“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. Por objekti i Komisionit ju e dini kush është.

Tabaku: Kjo pyetje i është bërë të gjithë anëtarëve që kanë ardhur për të dëshmuar në këtë Komision.

Pyetje: Keni udhëtuar me Mërtirin , Zoton dhe Stela Gugallen?

Ahmetaj: Ky nuk është objekt i këtij Komisioni, . Unë kam udhëtuar me shumë miq. Në këtë vend duhet të pyetem kë nuk njoh, sepse njoh 95 % të biznesit shqiptar.

Pas