Aktualitet

Inceneratorët/ Nënës i doli emri si “milionere”, djali: Nuk ka patur as bukë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 06/07/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me skemën e përdorur për të qarkulluar shuma parash nëpërmjet emrave të të moshuarve, të cilët nuk kishin dijeni.

Kjo skeme sipas LSI është e lidhur me incenratorët dhe se personat të cilët kanë në të vërtetë paratë, kanë përdorur emrat e të moshuarve për qarkullimin e tyre në mënyrë që të humbasin gjurmët.

Marketin Serrmi, djali i Gjyste Serrmi, emri i së cilës është përdorur në skemën e qarkullimit të parave, thotë se nëna e tij ka humbur jetën.

Sipas LSI, Gjyste Serrmit i janë shitur dy kompanitë gjatë viteve 2016-të dhe 2017-të, por ajo ka humbur jetën disa muaj pasi është përfshirë pa dijeninë e saj në këtë skemë.

Djali i saj tregon se ajo jetonte në varfëri dhe se paratë e vetme që ajo dispononte ishte pensioni prej 117 mijë lekësh.

Pjesë nga intervista:

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension  117 mijë lekë”.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”

Të katër kompanitë e familjes Ymeraj kanë krye sipas Kryemadhit evazion fiskal në vlerën 7.5 milionë dollarëve. Bie në sy se këto biznese që iu shitën të moshuarve janë regjistruar në QKB me objekt veprimtari, si, ndërtim, tregti, hoteleri apo dhe eksport të frutave dhe perimeve.

Pas