Aktualitet

Inceneratorët, Meta: Të tregojnë kush ju dha garanci për të shkelur ligjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 09/04/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme foli edhe për aferën e Inceneratorëve.

Kreu i shtetit teksa publikoi skemën e aferës së incenertorëve u bëri thirrje personave të shpallur në kërkim të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhëne garanci për të shkelur ligjin.

“Ish-ministri i Financës iku apo e përzunë, sepse e dinte rëndësinë e firmave sepse ka qenë në ’90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg, këta që nuk e dinë rëndësinë se thonë i kemi prej hekuri, këta bëhen bedela e atij që tha të gjithë shkoni në burg vetëm të shpëtoj unë.

I ftoj të gjithë të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhëne garanci për të shkelur ligjin. Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme që mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare”, tha Meta.

 

Pas