Aktualitet

Ilaçe kontrabandë në farmaci, arrestohet administratori dhe farmacistja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 19/08/22 |
Opi Nion

Administratori i një farmacie në Tiranë dhe një farmaciste 27-vjeçare  janë arrestuar nga policia pasishisnin ilaçe kontrabandë dhe pa pullë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicaments”, u arrestuan në flagrancë: Ermir Haxhiaj, 44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeçe, me profesion farmaciste.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të Haxhiajt dhe me farmaciste Geriana Bendaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas