Aktualitet

Ikën Borchardt/ Emërohet kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 30/09/20 |
el ida

Vincenzo Del Monaco është emëruar si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori italian, i cili ka mbajtur këtë detyrë edhe në Malin e Zi dhe në Armeni, zëvendëson në këtë post Bernd Borchardt.

Kujtojmë se në tetor të vitit të shkuar, një video e ish-ambasadorit, Bernd Borchard, ku i tregonte gishtin e mesit disa personave të cilët thërrisnin “shame on you”, “turp t’ju vijë”, u përhap gjerësisht në internet duke sjellë reagime të shumta.

Një ditë më pas, përmes një postimi në llogarinë në Twitter të OSBE, ish-ambasadori kërkonte falje për gjestin e shëmtuar.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, shkruante ai.

Megjithatë, nuk përfundoi me aq, pasi ndaj tij u mbajt një protestë gjatë një aktiviteti mbi mediat të zhvilluar pikërisht nga OSBE.

“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, “Non grata” dhe “Zoti Gishti i Mesit nuk duhet të japë leksione për lirinë e medias” ishin disa nga pankartat e protestuesve./Opinion.al

Pas