Sport

Igli Tare sulmohet nga një pitbull, lëndohet vetë, humb një prej qenve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 05/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është sulmuar nga një pitbull në kohën kur po shëtiste me dy qentë e tij. Incidenti ndodhi në Olgiata, një qendër rezidenciale ku Tare po jeton me familjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë italiane, pitbulli ka kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij dhe ka sulmuar Taren. Mediat italiane bëjnë me dije se një nga qentë e tij ka ngordhur nga përleshja me pitbullin, ndërsa tjetri është plagosur.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të kufizuar dëmet, por edhe vetë Tare ka mbetur i lënduar. Ndërkohë policia do të marrë masa për të mbrojtur të gjithë komunitetin e shqetësuar seriozisht nga ky episod./Opinion.al

Pas