Aktualitet

Rama batuta me demokratin në Tepelenë:Na duheni për të mos na marrë mësysh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 05/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Rama ka qenë këtë të premte në Tepelenë, teksa ka inspektuar punimet që po bëhen në kalanë e Ali Pashë Tepelenës dhe ambientin përreth.

Gjatë vizitës, nuk kanë munguar as batutat me qytetarët. Kryeministri Rama, i kërkoi leje një çifti të moshuarish për t’i takuar në shtëpinë e tyre.

Teksa, i moshuari u shpreh se është demokratë por megjithatë mund të futej në shtëpi. Nuk mungoi kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili tha se i duhen disa demokratë për të mos i “marrë mësysh”.

Edi Rama: A mund të hy?
Qytetari: Demokratë jemi por hajde.
Edi Rama: Na duhen disa demokratë për të mos na marrë mësysh./Opinion.al

Pas