Sport

Icardi braktis Interin? Argjentinasi largohet nga grumbullimi në Lugano


               Publikuar në : 08:14 - 14/07/19 |
Opi Nion

Marrëdhëniet mes Mauro Icardit dhe klubit të Interit kanë filluar të përkeqësohen çdo ditë edhe më shumë.

Në një komunikatë për shtyp Interi njofton se sulmuesi argjentinas është larguar nga grumbullimi me ekipin në Lugano dhe është kthyer në Milano.

Duke u nisur nga veprimi i lojtarit, ai nuk do të jetë pjesë e turneut aziatik. Sipas klubit të Interit, argjentinasi do të vijojë i vetëm fazën e rikuperimit fizik në Pineta dhe do të ketë në dispozicion një fizioterapist.

Kujtojmë që, javën e ardhshme, Interi do të udhëtoj drejtë Kinës, ku do të marrë pjesë në “International Champions Cup”.

Por, mungesa Icardit duket se do e vështirësojë shumë lojën e Interit ndaj Manchester United dhe Juventus./ Opinion.al E.Xh.

Pas