Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vuri bombë biznesmenit, ja çfarë tha në Polici miku i Shullazit

2018/01/21 at 9:32 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I vuri bombë biznesmenit, ja çfarë tha në Polici miku i Shullazit

Klajdi Gjeçi, 31-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për shpërthimin me eksploziv në makinën e biznesmenit të inerteve, Ndok Rajta, ka mohuar akuzat e ngritura në lidhje me këtë ngjarje.


Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për autorësinë dhe se vetë ai apo persona të afërm të tij të kenë lidhje me shpërthimin. Por nga ana tjetër, burime nga grupi hetimor thanë se kanë prova të mjaftueshme, që e bëjnë atë përgjegjës për këtë ngjarje. Ngjarja, sipas Policisë, dyshohet se mund të jetë një paralajmërim për biznesmenin, për një çështje borxhi mes tij dhe babait të Klajdi Gjeçit, tashmë të arrestuar. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 mijë eurosh, dëm që Rajta akuzohet nga familja Gjeçi që iu kishte shkaktuar atyre, pas humbjes së një sasie malli në një magazinë të përbashkët.

Klajdi Gjeçi, i cili u arrestua të enjten nga Policia, është një eksponent i njohur kryesisht për Policinë Kriminale. Në vitin 2011, ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste, 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata pasi çështjet janë pushuar. Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar, gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, ngjarje e ndodhur më 8 dhjetor 2011. Në atë kohë, Policia kishte dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Kjo ka qenë arsyeja që Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata, më pas, e la të lirë me pretendimin se Policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Ndërsa, në lidhje me një plagosje të rëndë me dashje, të ndodhur më 15 maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dëmtuari E. Nushaj e tërhoqi padinë.

Në dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet “BMW X5” dhe u dhunua prej tyre derisa u zbulua nga Policia. Por pas lirimit, ai pretendoi se nuk ishte mbajtur peng dhe as nuk ishte dhunuar nga njeri. Policia e Tiranës, në njoftimin për shtyp, deklaroi se është arrestuar autori i dyshuar i shkatërrimit të pronës me lëndë eksplozive te “Liqeni i Thatë”. Ndërsa shtoi, se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Sipas Policisë, personi i ndaluar ka qenë i dënuar më parë edhe për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Etiketa: Emilajon Shullaziklajdi gjeci


Ju sugjerojmë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Video/ Regjisori i famshëm akuzohet për ngacmime seksuale, aktorët fillojnë ta braktisin

Video/ Regjisori i famshëm akuzohet për ngacmime seksuale, aktorët fillojnë ta braktisin

Video-Tragjedia në Vlorë/ Trupat u gjendën të karbonizuar, ja si shpëtuan nëna dhe fëmija

Video-Tragjedia në Vlorë/ Trupat u gjendën të karbonizuar, ja si shpëtuan nëna dhe fëmija

“Skifteri” shqiptar zbret nga ulluku i pallatit, por ja çfarë i ndodh

"Skifteri" shqiptar zbret nga ulluku i pallatit, por ja çfarë i ndodh
















TE FUNDIT

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
27 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}