Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I vendosi notën 4”, ministrja Manastirlliu acarohet me Vasilin: Ti “profesor” bëre batërdinë me ilaçet e skaduara

2018/06/01 at 7:30 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 8 min
A A
Ministria e Shëndetësisë: Nuk dimë nga se vdiq 7 vjeçarja, por apelon për vaksinën e gripit

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu dhe paraardhësit të saj, Petrit Vasili.
Vasili dje ministër e sot deputet i LSI e kryetar komisioni u shpreh në studion e News 24 se shëndetësia ka dështuar dhe për këtë fajësoi Manastirlliun duke i vendosur notën 4 si minsitre. Sakaq, përmes një statusi në facebook ajo ka reaguar ashpër duke thënë me ironi: “Profesori” ka bërë batërdinë dule lejuar ilaçet e skaduara dhe se porositë e biznesmenëve i kthente në urdhëra ministri.


Statusi i plotë i Manastirlliut

Nëse “Profesori” Petrit Vasili do të ishte i vetëm, dhe jo pjesë e një kori të shfazuar vajtojcash mbi shëndetësinë, nuk do të meritonte asnjë rresht përgjigje. Por ai meriton më shumë se një rresht. Sepse në atë kor, “Profesori” është një ndër ata që e shpunë sistemin në buzë të greminës;

– që porositë e biznesit të të afërmve i shndërronte në urdhëra Ministri;

– që kur ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, lejoi batërdinë me ilaçet e skaduara, të cilat “çuditërisht” kalonin gjithmonë nga e njëjta kompani…

– që kur ishte Ministër u vendoste taksë të dyfishtë barnave: edhe TVSH, edhe pullë me tarifë të shtrenjtë;

– që u diktonte infermierëve të “kualifikoheshin” në Universitete të falimentuara dhe ligjshkelëse;

– që i mbushi oborret e spitaleve me kioska qoftesh dhe pizhamash shumëngjyrëshe;

dhe sot ka vendosur të hipë edhe një herë në “katedër”, dhe të vërë notë për Shëndetësinë.

Nëse do ta krahasonim Shëndetësinë sot, me kohën kur vajtojcat si “Profesor” Petrit Vasili e katandisën në gërmadhë, me siguri do të ishim shumë të kënaqur. Çdo krahasim me shëndetësinë e tyre do të na nxirrte lart, shumë lart, në çdo zë.
Por ne vetë të parët nuk jemi të kënaqur. Sepse krahasohemi jo me të shkuarën, po me të ardhmen. Jo me ato që kemi bërë, po me ato që do të bëjmë për ta çuar deri në fund transformimin e Shëndetësisë.

Prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, me gjithë fuqinë, për ta çuar sektorin, aty ku dhe ashtu siç e meritojnë qytetarët.

“Profesorin” do ta lëmë të vazhdojë të vendosë nota vajtimi, me zërin e lartë të kujt kujton se e kanë harruar çfarë bëri, kur i kishte në dorë t’i bënte, ato që sot nuk di as t’i kërkojë.

Por nganjëherë do t’ia kujtojmë sidoqoftë “kohërat e arta” të spitaleve, ku s’kishte as aspirina, as çarçafë e as derë ku të trokisje për t’u ankuar. Madje s’kishte as media që kërkonin më shumë, sepse të gjithë i ishin dorëzuar fatit të të qenit në dorë të vajtojcave të korit, ku spikaste dje dhe spikat sot, “Profesor” Petrit Vasili…

Intervista e plotë e Petrit Vasilit në News 24

Z.Vasili si ish ministër i Shëndetësisë dhe si Kreu i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, çfarë mendimi keni për fenomenin e largimit masiv të mjekëve specialistë, infermierëve madje dhe specializantëve kryesisht drejt Gjermanisë, Veriut të Italisë dhe Anglisë?

Vasili: Unë kam qenë gjithmonë shpresëmadh që shëndetësia mund të ndryshojë, nuk e kam goditur kurrë këtë sistem në mënyrë malinje, jam pjesë e atij sistemi. E kam dashur dhe e dua. Jeta ime profesionale është e lidhur me atë sistem. Kur shëndetësia humbet drejtimin, motivet nga një vend ku duhet të konvergojë mbështetja kthehet në një vend ku mbizotëron goditja publike dhe ajo politike, në vend që të financohet shpërdorohet nga ana menaxheriale dhe ku për shkak të organizimit të dobët për shkak të interesave klientelave, mjekët dhe stafi mbingarkohen. Këto janë një kompleks i tërë problemesh që ta bëjnë të pamundur punën. Nuk është se atje ku ikin marrin shpërblime të jashtëzakonshme, por shkojnë për tu paguar pak më mirë, por të paktën punojnë më të qetë, në një sistem me rregulla dhe nuk shfrytëzohen në mënyrë çnjerëzore.Unë kam punuar jashtë dhe kam pasur dëshirën për tu kthyer, jam kthyer këtu si mjek. Por në një vend ku sistemi shëndetësor mbushet me demagogji, kjo histori nuk mban më. Kjo i ka kaluar kufijtë e shqetësimit. Është hall i madh kombëtar.Sistemi jofunksionues e vuajnë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Qytetarët po dynden gjithnjë e më shumë drejt Tiranës në kërkim të një specialisti ndërsa Qeveria thotë se e ka gjetur zgjidhjen përmes sistemit të patronazhimit, pra dërgimit të mjekëve specialistë nga Tirana drejt spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake me një bonus 2 mln lekë në muaj?

Shumë vijnë në Tiranë sepse sistemi është desktrukturalizuar. Pra ekzistojnë specialistët por janë prishur filtrat. Nuk ka pse vjen për një apendisit në Tiranë, mund të bëhet kudo në Elbasan, Shkodër apo Vlorë. Vijnë për diagnoza të panevojshme pasi sitemi i referimit u ça në emër të shëndetësisë falas që nuk na çoi gjëkundi. Sa për patronazhimin, them që është më mirë të mos tallemi. Mjekët duhen motivuar, që të mos drejtohen tek privati. Nëse ti ndërhyn tek spitalet dhe edhe barnat ja zgjedh ti, pra nuk ua la ta administrojnë infrastrukturën jo, menaxhimin jo, si do zgjidhet.

Po këta mjekë janë ata që i referojnë?

Me parë kur ekzistonte sistemi i referimit kishte edhe penalitete. Por ky sistem u thye. Ata prishën çdo gjë që gjetën. Nese ky sistem nuk ul shpërdorimet, i përalajmëroj shqiptarët se ikjet do vazhdojnë. Sistemi është demotivues.

Po të mos harrojmë Zoti Vasili se ju jeni arkitekti i sistemit të referimit në vitin 2009 e sot ky sistem po i vdes njerëzit falë burokracive dhe radhëve pa fund?

Mjekësia është substancë, nuk është fasadë. Këta kanë aftësi të lyejnë mure. Një sistem i varfër financiarisht për ne është jetë, pasi disiplinimi i sistemit është një e mirë për të sëmurin, por edhe vetë sistemin. I sëmuri shpenzon më shumë para dhe lihet pas dorte por në rast se nuk diagnostikohet në kohë, ky i sëmurë do ti kushtojë më shumë sistemit. Sistemi i referimit është shkatërruar iu dha goditja që në gjysmën e dytë të 2013-ës. Një marrëzi e ligë. Ju e dini që në të gjithë Europën disiplinimet e sistemit janë të hekurta.

Flasim për minus 1000 mjekë në rrethe dhe Tiranë, çfarë duhet bërë?

Nuk mund të shitet mjekësia për çështje politike. Kryeministrin ju e keni parë ai prodhon video në mjekësi, e përdor politikisht. Thotë mungojnë barnat dhe ti gjej unë, po më the mua në portal. Mjekësia nuk është portal. I sëmuri para se të shkojë për vizitë duhet t’i shkrujë njëherë portalit, por a pret mjekësia kështu?!

Ka një listë të re të barnave të rimbursueshme, si dhe një urdhër i ministrisë për kufizimin e disa barnave jetike një prej tyre Rivaroxaban, medikament që mban nën kontroll kogaulimin e gjakut tek të sëmurë kronik si dhe parandalon insultet. A keni ndonjë informacion për këtë sistemin e pikëzimit?

Unë kam pasur rezerva për këtë listën e barnave me kohë. Në qeverinë që shkoi kam qënë për pak kohë minstër i Drejtësisë. Kur prunë listën në atë kohë unë i paraqita një seri vërejtjesh teknike për listën, ajo listë nuk u miratua. Ju e dini që kemi pasur një vit pa listë.

Pra kjo ka ndodhur për shkak të ankesave që ju keni dhënë?

Vasili: Sugjerime, thashë që keni përgatitur një listë që godasin kriteret personale, jo të miat pasi unë isha ministër Drejtësie. Më kritikuan ca sharlatanë sepse ky na bëri vërejtje që duhet t’i përmirësonim, se meqë isha edhe mjek edhe ministër Drejtësie s’duhet t’i bëja këto vërejtje. Pra, shëndetësia nga mbrojtëse u bë sulmuese për qytetarin. Këto kritere çfarë janë, thotë që ky njeriu që e përfiton këtë medikamentin duhet të ketë strokë në të kaluarën, insufiçencë kardiake, tension të lartë, moshën më shumë se 75 vjeç dhe diabet sheqeri.

Pra nëse nuk i ka këto të dhëna nuk e merr këtë medikament…

Që ta kuptojnë njerëzit, cila është baza e marrjes së këtij medikamenti. Pra, të merrni këto barna ju mund të mos pësoni goditjen në tru, pra damllanë siç e njeh populli. Pra goditje që mund të të marrë edhe jetën. Këta thonë duhet t’i kesh kaluar këto të gjitha që të jap këtë barnën. Ky është dërrmimi i qëllimit shëndetësor që ka ilaçi. Kjo nuk është për ta parandaluar sëmundjen. Shëndetësia këtu është përmbysur. Duke marrë këto barna, mua nuk do më ndodhë ky aksidenti i madh cerebral, por nëse më ndodh unë rrezikoj jetën dhe do mbetem fare, do invalidizohem. Por nga ana tjetër do t’i kushtoj më shumë sistemit kur të mbetem në terapi intensive.

A keni një vlerësim për cilësinë e barnave që po hyjnë në tregun shqiptar? ( barna spitalore apo me rimbursim, alternativë e parë), që jepen falas për të sëmurë kronikë?

Me një mjekësi si e jona dhe me një popull si i yni të ecësh në rrugën e barnave cilësisht të lartë është një ndihmë e madhe për ekonominë familjare. Garanton një shëndet të mirë dhe të fortë dhe është investimi më i madh që bëjmë për sistemin. Këto barnat që kushtojnë më pak nuk e ndihmojnë sistemin, pra sëmundjet nuk kurohen.

Po thoni që nuk janë cilësore?

Po, kjo nuk do shumë për tu kuptuar.

Pak ditë më parë fondi i sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor FSDKSH shkriu katër drejtori që kontrollonin të gjithë rrjetin spitalor publik dhe spitalet Private me të cilat ka lidhur kontrata? Për rrjedhojë u shkarkuan nga puna 34 specialistë?
Momenti i largimit nga puna është i dhimbshëm në planin personal për gjithë secilin, por do mbetem më shumë në aspektin strukturor. Nuk i kam emëruar unë ata njerëz, por destrukturimi i fondit është një praktikë që lehtëson qeverinë të shpërdorojë fondet, pra kthehet në një vegël në duart e ministrave të Shëndetësisë. Sistemi nuk është më kontrollues por bëhet vegël në duart e politikës.

Si kreu i komisionit parlamentar të shëndetësisë a keni informacion se çfarë po ndodh me PPP e laboratorëve?

S’kam fare. Komunikimet kanë qënë misterioze. Në kohën kur ishim në qeveri, ishim edhe bashkë na thuhej që negociatat ishin konfidenciale, mund ta krahasoj si të ishte takimi i Donald Trump me Kim Jong-un, sikuse ndodh me historitë e dhimbshme të koncesioneve të tjera. Dhjetra miliona euro të çmuara u hodhën dëm. Kjo situata me koncensionet është e turpshme. Ia kam thënë edhe vetë kryeministrit Rama, por ai kishte dy të këqija, edhe nuk dëgjonte, por edhe nuk kuptonte, E joshte shumë ideja që rrëmbeu shumë para, fiktiviteti i tyre është shumë i lartë. Një koncesion tjetër që unë kam kritikuar shumë është edhe ai i check up-it, që nuk dha asnjë rezultat. Shpërdorim i miliona eurove.

Flitet që ka ndërhyrë Banka Botërore dhe FMN që të rikthehet tenderimi i këtij koncesioni…

Ne duke u nisur nga interesat profesionale iu kemi thënë mos i bëni, ata u thelluan si të marrë për të grabitur xhepat e shqiptarëve. Pse duhet të vijë t’ua thotë BB dhe FMN tashmë.

Pa dashur ti rikthehemi çështjes së PPP sepse është debatuar shumë për të çfarë note do ti vinit ministrisë së përbashkuar të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale?

Shëndeti parësor në Shqipëri ka pasur një strukturë me 17 apo 18 persona, kishte edhe nën sektorë të tjerë. E gjithë kjo ngrehinë është katandisur në një drejtori me 3 apo 4 vetë. Është kthyer në një zyrë qesharake dhe anësore. Kush e fut sistemin në qorrsokak po ti vësh një katër është pak.

Le të shpresojnë që edhe komisioni juaj të ketë një aktivitet më të zgjeruar sepse ju mund të thërrisni, ministra e deputetë për interpelancë…

Ne kemi një hall të madh, për shumë punë që bëjmë mezi e marrim qeverinë të vijë, përtojnë ministrat, zv.ministrat. Nuk kanë ndjeshmëri i detyrojmë me rregulloren e Kuvendit të vijnë. Sepse Shëndetësia ose të dhëmb ose nuk të dhëmb. Po ishte si një gjë e gjetur në rrugë dhe merre fute në xhep. Kur kam qene ministër kam vajtur me dhjetëra herë, opozita e asaj kohe që sot është në mazhorancë nuk më mbaruar kurrë detyrimi. Më vjen keq vetëm për shqiptarët, por këto janë të vërtetat e mëdha dhe unë do vijoj ta them.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Trio opozitare pa kauzë!

Dikush t’i thotë mbretit se është lakuriq

Moderatori i njohur tregon çastin e vështirë dhe përlotet në emision

Moderatori i njohur tregon çastin e vështirë dhe përlotet në emision

Me fustan nuseje dhe ulërimat e nënës, familja e polices së vetvrarë hap dyert e mortit

Parandalohet krimi në Kukës. 30 vjeçari tenton të vrasë të dashurin e gruas
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com