Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj një mjeku, pasi një paciente ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën e tij.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi I.Sh. 59 vjeç akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës”, njofton policia.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme./Opinion.al