Kronikë

I theu brinjët fëmijës 3 vjeç, Gjykata lë në burg 35-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 27/04/20 |
Al Do

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 35 vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar djalin 3 vjeçar të bashkëjetueses së tij.

Fëmija ndododhet në Spitalin e Traumës pasi është ende në gjendje të kritike pasi ka 3 brinjë të thyera dhe ka pësuar hemoragji të brendshme në kokë.

3-vjeçari u dërgua në spital nga 35-vjeçari Kazanxhi i cili ka pretenduar se fëmija është rrëzuar nga divani. Dëshminë e tij e mbështeti edhe e ëma e të miturit të dhunuar. Por denoncimin për dhunë e ka bërë halla e të miturit.

Sot dhunuesi ka pranuar para grupit hetimor dhunën e ushtruar ndaj 3 vjeçarit. /Opinion.al

Pas