Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane është arrestuar në Durrës.
2-vjeçari G.H., që banonte në Çermë të Lushnjës ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.
Ai u arrestua nga policia me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të vijojë me procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.