Kryesore

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 49-vjeçari arrestohet në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 31/05/20 |
Opi Nion

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është identifikuar me inicialet F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës. Ai është dënuar në shtetin fqinj për trafikim të lëndëve narkotike.

”Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” thuhet në njoftimin e policisë./ Opinion.al

Pas