Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 29-vjeçari arrestohet në Mirditë


               Publikuar në : 10:11 - 17/08/19 |
el ida

Policia e Mirditës dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një 29-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

I riu Sandër Nikolla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës e kishte dënuar me burg në muajin Shkurt të këtij viti për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas