Kronikë

Shpërndante drogë në Elbasan, arrestohet 48-vjeçari


               Publikuar në : 10:48 - 17/08/19 |
el ida

Një 48-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante drogë në doza të vogla në Elbasan, është arrestuar nga policia.

Ai u kap në afërsi të lagjes “11 Nëntori”, në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit me të cilin lëvizte polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 17 doza kanabis, një dozë kokainë, dy celularë, 2100 euro si dhe makina me të cilën lëvizte 48-vjeçari K.M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al

Pas