Aktualitet

I shoqëruar nga Kim, Escobar mbërrin në selinë blu, pritet nga Bardhi dhe Tabaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 09/12/21 |
Opi Nion

Ka mbërritur në selinë blu ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku.  Në këtë takim është vënë re dhe prezenca e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo vizitë vjen dy ditë para Kuvendit të PD të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa sipas axhendës takimin e parë Escobar po e zhvillon në selinë blu.

Më pas rreth orës 15:00 Escobar do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama./Opinion.al

Pas