Kryesore

Vizita e Escobar ka lidhje me Kuvendin e Berishës? Ja si përgjigjet Balla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 09/12/21 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një prononcimi jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët, nëse vizita e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar, dy ditë para 11 dhjetorit, ka një lidhje me Kuvendin që do të zhvillohet nga ish-kryeministri Berisha?

Balla ka thënë se vizita e të dërguarit amerikanë është një tur që Escobar po zhvillon në Ballkan.

Vizita e Escobar është edhe e planifikuar, në kuadrin e një turi Ballkanik që po bën në Shqipëri. Ajo që për ne shqiptarët ka rëndësi është se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA sot janë në nivelin më të mirë”-tha Balla. /Opinion.al

Pas