Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I shiti makinën e vjedhur ish-zv/ministrit të Brendshëm, ekstradohet italiani

2018/09/01 at 9:33 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I shiti makinën e vjedhur ish-zv/ministrit të Brendshëm, ekstradohet italiani

Një italian i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 vite burg pasi i shiti një makinë të vjedhur ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ilir Marko, është ekstraduar një ditë më parë drejt vendit tonë.


“Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale ‘Trafik i mjeteve motorike’, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë’”,njoftoi këtë të shtunë Policia.

Hetimet

Në raportin hetimor të prokurorisë, tregohet e gjithë rruga se si është trafikuar nga Italia në Shqipëri një Passat që më vonë u targua me targat TR 0101. Atë e kishte sjellë në Shqipëri shtetasi italian Massimiliano Lacorotondo. Ky mjet u bllokua nga policia e Tiranës më 28.05.2004, për arsye se rezultonte i vjedhur në Itali më 26.08.2003 ku kishte mbajtur tragën CD 260 TB.

Makina iu kap shtetasit A.L., i cili deklaroi se ajo ishte në pronësi të firmës “Quinda” dhe se ai ishte vetëm shofer. Nga sekuestrimi i praktikës për blerjen e makinës rezultoi se “Quinda” ia kishte blerë makinën më 07.10.2003 Ilir Markos, i cili kishte punuar si menaxher në këtë subjekt.

Hetimet zbuluan se makina ishte futur në Shqipëri nga shtetasi italian Massimiliano Locorotondo dhe më pas ishte deklaruar i vjedhur në policinë italiane. Passati i përkiste një subjekti që jepte makina me qera “Avis Rent Car”.

Dokumentat provonin se makina kishte hyrë në territorin shqiptar më 19.08.2003, sipas vërtetimit të hyrjes nr. 263 të lëshuar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe si person është regjistruar Ilir Marko. Ai ka nënshkruar edhe deklaratën doganore nr. 8050, datë 19.08.2003 pranë Doganës së Kapshticës dhe më pas ka likuiduar edhe detyrimet doganore në vlerën 211.292 lekë pranë degës së Bankës së Kursimeve të Korçës.

Me këto dokumenta Ilir Marko paraqitet në DRSHTRR në Tiranë për ta pajisur mjetin me leje qarkullimi dhe targa, në emër të tij. Ai ka përdorur edhe një kontratë shitblerje të mjetit që mban datën 18.08.2003, të hartuar në zyrën e noteres M.Sh., Marko rezulton blerës i mjetit, ndërsa italiani Massimiliano Lacorotondo shitës i tij.

Etiketa: ilir markoitalianimakina


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Para
Gruaja terrorizon muzeun në Itali, vret sportelisten dhe qëllon katër vetë me thikë

Gruaja terrorizon muzeun në Itali, vret sportelisten dhe qëllon katër vetë me thikë

Video/ E pabesueshme, kamioni shkatërron furgonin por shoferi del pa lëndime

Video/ E pabesueshme, kamioni shkatërron furgonin por shoferi del pa lëndime

Video/ Turistja angleze kërcen nudo në avion, plas sherri midis pasagjerëve

Video/ Turistja angleze kërcen nudo në avion, plas sherri midis pasagjerëve
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}