Bota

I riu akuzohet se ka vrarë fqinjin për t’u bërë i famshëm në TikTok


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 10/08/20 |
el ida

Dëshira për t’u bërë i famshëm në rrjetet sociale, duket se ka shtyrë një 18-vjeçar të vrasë fqinjin e tij.

Familja Durhams dhe i riu Zachary Latham, fqinjë në South Jersey kishin një marrëdhënie të komplikuar mes tyre. Konflikti nisi rreth dy vjet më parë, kur Zachary po lëvizte me makinë mbi shpejtësinë e lejuar, në zonë.

Sipas New York Times, pas asaj dite i riu debatonte vazhdimisht me familjen dhe postonte videot e sherreve të tyre në TikTok, duke marrë miliona klikime. Por, në fillim të majit, një takim mes tyre mori trajtën e tragjedisë.

Familja Durham u shfaq në pronën e familjes Latham dhe situata u përshkallëzua shpejt, duke bërë që Latham të godasë me thikë deri në vdekje kryefamiljarin, William Durham. E gjithë skena, u filmua nga partnerja e tij.

I riu pretendon se po vepronte për t’u vetëmbrojtur, por familja Durhams e akuzojnë se e vrau Williamin, në një përpjekje për t’u bërë i famshëm në TikTok.

Avokati i Latham e cilëson vazhdimisht ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme dhe pohon se klienti i tij po vepronte në vetëmbrojtje, ndërsa avokatët e familjes Durham argumentuan se Lathams ishte i motivuar nga dëshira për të regjistruar incidentin dhe për ta bërë virale në TikTok.

Latham mbetet i lirë deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore, e cila është planifikuar të jetë në maj të vitit 2021, ndërkohë, ai është akoma aktiv në TikTok./Opinion.al

Pas