Bota

I vranë prindërit, dhe e rrëmbyen, FBI kërkon 13-vjeçaren e zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 20/10/18 |
el ida

FBI ka zgjeruar kërkimin  në mbarë vendin për një vajzë 13 vjeçare të humbur. Prindërit e saj u gjetën të vrarë në shtetin amerikan të Wisconsin.

Zyrtarët besojnë se Jayme Closs ishte në shtëpi kur prindërit e saj u vranë të hënën.

Kërkimi  në Wisconsin që përfshin më shumë se 200 agjentë dhe vullnetarë të FBI-së deri më tani nuk ka arritur ta gjejë vajzën.

Prindërit e saj, Denise 46-vjeçare dhe babai James 56-vjeçar  u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre rreth orës 01:00 të hënën. Policia thotë se ka prova se ajo ishte në shtëpi kur ndodhën trazirat.

Të martën, Sherifi  i Qarkut Barron Chris Fitzgerald tha se shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga një telefon celular dhe dëgjuan zhurma e ulërima në sfond, por askush nuk foli drejtpërdrejt me ta.

Kur policia arriti katër minuta më vonë, asnjë armë ose i dyshuar nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Aty nuk kishte asnjë shenjë të Jayme.

Gjithsesi vdekjet e James dhe Denise Closs u vendosën zyrtarisht si vrasje nga një mjek ekzaminues.

Autoritetet lokale kanë thënë se hetuesit nuk besojnë se ajo u largua me dëshirë dhe ata nuk e konsiderojnë atë të dyshuarën e tyre.

“Qëllimi ynë numër një është të sjellim Jayme në shtëpi. Asnjë informacion nuk do të jepet nëse ne nuk mendojmë se është e përshtatshme për të ndihmuar”, tha Sherifi Fitzgerald këtë javë.

Jayme dhe nëna e saj ndoqën një festë ditëlindje së bashku të dielën pasdite. Ndërsa James Closs ishte në punë atë ditë./Opinion.al

Burimi: BBC

 

Pas