Kronikë

I plagosur dhe i armatosur, arrestohet Nuredin Dumani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 29/03/22 |
Opi Nion

Nuredin Dumani është arrestuar si autor i dyshuar për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Paper të Elbasanit, ku u qëllua drejt një makine tip BMW me të cilën dyshohet se udhëtonte Talo Çela.

Dumani ka qenë i plagosur dhe i armatosur kur i janë vënë prangat në Fier.  Ai ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në momentin e arrestimit Dumani nuk ka bërë rezistencë. Ndërsa, në lagjen “Apollonia”, 1 km larg spitalit, poshtë një pallati nëntëkatësh ndodhet autoambulanca, policia dhe RENEA.

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas.

Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.

Pas