Politikë

I ndërpreu fjalën, Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka, më lër të flas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 15/11/21 |
Opi Nion

Diskutimet për buxhetin e vitit 2022 janë shoqëruar me debate në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe PD.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndërpre disa herë nga deputetët e PD, një ndër të cilët ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazemnt Bardhi.

Ju u nisni rrugët me një buxhet dhe pastaj, bëhet një buxhet i dytë, pastaj një i tretë, e kështu me radhë. Merrni shembullin e rrugës Tiranë-Elbasan. Keni bërë një llum në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Gazment Bardhit nga vendi, i cili tha se kishte qenë qeveria Rama ajo që ndryshoi buxhetin disa herë për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë që Bardhi fliste nga vendi, Rama kërkoi disa herë që të lihej të fliste. “Ore nuk jam Edi Paloka unë, por më ler të flas“, tha Rama.

Ore ça është kjo? Ju ndërpreva unë ku flisnit ju?”, tha Rama.

Pasi nuk mundi dot të fliste qetësisht, Rama i kërkoi Bashës që të mbante qetësi mes të vetëve.

Ore, që më qesh aty, a ka mundësi të vesh qetësinë aty? Të ndërpreva unë ty, kur fole?”, tha Rama duke theksuar se salla ishte më mirë kur ishte Berisha aty dhe jo ata që e kopjojnë./Opinion.al

Pas