Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I moshuari i masakruar, njoftim në gazetë për lidhje.

2015/11/26 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Policia e Fierit arrestoi mbrëmjen e së hënës autorin e dyshuar për vrasjen e 82­ vjeçarit, Novruz Likometaj. Skënder Krasniqi, 37 vjeç, u arrestua pasi masakroi të moshuarin, për shkak se ky i fundit i ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme nënën.


Burime nga grupi hetimor thonë se krimi u zbulua pas një hetimi intensiv dhe të dhënave të mbledhura nga të njohurit e banorët e lagjes ku banonte viktima. Ndonëse kemi të bëjmë me një 82- vjeçar, ai dyshohet se ngacmonte herë pas here gratë e lagjes ku banonte.

“Krimi ka ndodhur për shkak se viktima ngacmonte nënën e autorit. Nuk mund të japin të dhëna të tjera, për shkak se mund të prishim hetimin. Dyshojmë se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit në polici, shkruan sot “Panorama”.

Të njëjtat burime zyrtarisht mbrëmë konfirmuan faktin se vrasja kishte ndodhur për motive të dobëta. Pritet të kryhen të tjera arrestime.

Ndonëse kemi të bëjmë me një 82­vjeçar, që në fillim është dyshuar për një krim hakmarrje, nisur edhe për nga mënyra e masakrimit të të moshuarit. Trupi ishte masakruar disa herë me thikë, ishte prerë në fyt dhe kishte marrë goditje në kokë. Paraprakisht, dyshohet se autorët që kanë qenë të paktën dy persona, të cilët e kanë goditur e masakruar atë në një ambient të brendshëm afër vendit ku u zbulua trupi.

Madje, ka dyshime se krimi është kryer në blloqet e pallateve, në lagjen ku u zbulua krimi i rëndë (lagje ku banonte edhe vetë viktima). Autorët kanë pritur derisa ka rënë errësira dhe, duke shfrytëzuar edhe mungesën e lëvizjeve për shkak të motit të keq, e kanë hedhur trupin në kazanin e plehrave. Dyshohet se ata kanë shpresuar se të nesërmen makina e mbledhjes së mbeturinave do ta hidhte në pikën e grumbullimit dhe i moshuari me shumë gjasa do të “zhdukej” pa asnjë provë.

Policia e Fierit bëri të ditur dje në njoftimin e saj se “është gjetur në një kosh mbeturinash në rrugën “Mal Nito”, në lagjen “8 Shkurti”, një kufomë e mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Menjëherë është krijuar grupi hetimor, ku janë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore. Nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta”. Pas ekspertizës mjekoligjore, është konfirmuar se trupi i viktimës ishte masakruar nga goditje me mjet prerës, thikë, dhe se goditjet vdekjeprurëse ishin bërë në fyt, në kokë dhe në trup. Nga ana tjetër, ekspertiza vërtetoi se vrasja kishte ndodhur vetëm pak orë para se të gjendej trupi nga personi që mblidhte kanoçe.

I moshuari njoftim në gazetë: Kërkoj lidhje me një femër

Në Policinë e Fierit u shoqëruan dje 20 veta, të cilët janë pyetur në cilësinë e personave se mund të kenë dijeni për konflikte të mundshme të viktimës. Ata janë kryesisht banorë të lagjes, por edhe persona që kishin marrëdhënie pune me 82­ vjeçarin Likometaj.

I ndjeri ishte kryetar i Sindikatës së Transportit të Autobusëve në Fier, ndërsa familja e tij (djemtë), pronarë të agjencisë së udhëtimeve “Likometaj Travel”. Kanë qenë dëshmitë e banorëve që kanë orientuar policinë rreth motivit të krimit dhe autorit të mundshëm. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se viktima ishte kthyer në shqetësim për banorët, ku jo rrallë herë ishte përplasur me ta për “nderin” e grave.

Madje, siç mësohet, kohët e fundit i moshuari kishte kërkuar një grua për lidhje, në një rubrikë gazete ku burrat kërkojnë gra dhe anasjelltas.



Ju sugjerojmë

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

22 Janar, 2026 2:19 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Para
“Miqtë e mi mjekë kanë trajtuar Ramën me overdozë”

"Miqtë e mi mjekë kanë trajtuar Ramën me overdozë"

Asllan Dogjani dhe Piro Lutaj grushte në Komisionin e Sigurisë?

Asllan Dogjani dhe Piro Lutaj grushte në Komisionin e Sigurisë?

Opinion/ Sherif Merdani: Alida Hisku nuk ka bërë burg. Në vitet ’70, gratë nuk përdhunoheshin në burgje

Opinion/ Sherif Merdani: Alida Hisku nuk ka bërë burg. Në vitet '70, gratë nuk përdhunoheshin në burgje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
22 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump është shprehur se mendonte se paqja në Ukrainë ishte shumë afër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump...

Lexo më shumë

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i...

Lexo më shumë

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com