Aktualitet

Asllan Dogjani dhe Piro Lutaj grushte në Komisionin e Sigurisë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:00 - 26/11/15 |
b.f

TIRANË- Mësohet se një incident ka ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku dy deputetë janë konfrontuar fizikisht. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen me dyert të mbyllura të Komisionit të Sigurisë. Deputeti i PD Asllan Dogjani (ish-deputet socialist) pas një debati me tona të larta është përfshirë edhe në konflikt fizik me kolegun e tij socialist Piro Lutaj.

Deputeti demokrat, Dogjani ka qenë i pari që ka lënë mbledhjen e Kosmisonit të Sigurisë. Janë ende të paqarta shkaqet e vërteta të këtij incidenti. Paraprakisht thuhet se debati që më pas degjeneroi në përplasje fizike ndodhi teksa flitej për ecurinë e punës së SHISH.

Asllan Dogjani

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas