Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi i mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë.
Mësohet se është arrestuar shtetasi E. A., 31 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al