Një person i dënuar në Itali për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale është arrestuar sot nga policia e Fierit.
Në pranga ka rënë 44-vjeçari Mikel Rama, banues në Fier. Ndaj këtij personi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Tashmë për të do të nisin procedurat e ekstradimit drejt Italisë. /Opinion.al