Kronikë

I kërkuar për krim të organizuar, arrestohet në Fier xhaxhai i ‘Ben Qimes’


               Publikuar në : 22:15 - 06/12/19 |
Al Do

Policia e Fierit ka arrestuar këtë të premte një person të kërkuar nga drejtësia në Kosovë për akuzat e krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se i arrestuari është Ahmet Isufaj, 56 vjeç. Ai është xhaxhai i biznesmenit fierak Arben Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”.

Ky i fundi ka një të kaluar kriminale në shtetin italian dhe është dënuar në Torino për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Itali në mars 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Ndër të tjera policia ka njoftuar se gjatë operacionit 56-vjeçari është kapur me armë zjarri me vete dhe është arrestuar në flagrancë edhe djali i tij 33 vjeç banues në Fier.

“Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33- vjeçarit A. I., për veprën penale ‘armëmbajtja pa leje’”, sqarohet në njoftim. /Opinion.al

Pas