Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona tek rruga ‘5 Maj’, pasi u kapen me 700 gr kokainë dhe një armë zjarri.
Arrestimi i këtyre tre personave, ku identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur nga policia, është kryer në kuadër të një operacioni gjithëpërfshirës të strukturave të rendit në Tiranë.