Bota

Video/ Pushohet nga puna sepse shau Michelle Obamën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 04/10/16 |
root

Një mësuese në Forysth County, Georgia është pushuar nga puna sepse ka bërë një koment racist për Michelle Obamën në faqen e saj të Facebook.

Jane Wood Allen, e cila punonte si mësuese në shkollën fillore të Chestatee, në Gainesville, u pushua nga puna të hënën sepse e quajti gruan e presidentit të SHBA, gorillë.

Në postimin e saj bashkangjitur me foton e zonjës së parë, ajo kishte shkruar:

“Kjo gorillë e gjorë… Si do ia dalë nëse nuk do ketë më çfarë t’i paguajë pushimet e saj luksoze? Duhet të fokusohet të ndryshojë pamjen e saj e sidomos flokët, në vend që të planifikojë se ku do shkojë me pushime! Është turp për Amerikën!”

Pas kësaj ngjarje ajo e mbylli adresën e saj në rrjetin social Facebook./tvklan.al

Pas